Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga KLSH ku është bërë publik dëmi ekonomik prej 138 miliardë lekëve vetëm për vitin 2022.
BIRN: KLSH evidentoi 138 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2022
Në postimin e tij në Facebook Meta shkruan se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”, teksa ka shtuar se çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, është interesi dhe prioriteti i PL-së.
“Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin,” shkruan më tej Meta.