-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektligji për Mjekësinë, Tabaku: Duhen diskutime të gjera. Vokshi i përmend Nikollës shkollimin e fëmijëve jashtë

Kryesoret

Duke folur për çështjen e projektligjit për studimet në Mjekësi, foli edhe Jorida Tabaku, e cila u shpreh se nuk është e drejtë që çështje me kaq rëndësi, sikurse është edhe ai i legalizimit të kanabisit, të diskutohen në vetëm një seancë, në mënyrë të përshpejtuar.

“Mua më vjen mirë që edhe z. Balla e pranoi në fjalën e tij se ka një problem për mjekët që largohen. Dhe më në fund qeveria po e sheh që ka një situatë dramatike për largimin e mjekëve nga Shqipëria, por kjo nuk ndryshon me forcë. Shembulli është reforma në arsim, që sot e ka treguar që ka dështuar tërësisht.

Ky ligj ka nevojë të diskutohet gjerësisht, sepse ndryshon sistemin. Ndryshon mënyrën se si do të punësohen dhe i përqasen tregut të punës studentët e mjekësisë.

Të njëjtën gjë keni bërë edhe me ligjin për kanabisin dhe është e pamundur që këto dy projektligje të rëndësishme të diskutohen në një seancë. Komisioni i Shëndetësisë duhet patjetër të përfshihet në projektligje.”, u shpreh znj. Tabaku.

Ndërkohë, deputetja tjetër demokrate, Albana Vokshi, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se i ka dërguar fëmijët e saj për shkollim jashtë vendit, ndërsa qeveria po i pengon shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë, nëse duan.

“Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? I keni çuar jashtë. Atëherë pse të tjerët nuk e paskan këtë mundësi si fëmijët tuaj të studiojnë jashtë shtetit. Qeveria juaj ka miratuar një vendim që po e fut në mënyrë urgjente, dinake e të ligë, pa konsultime, pa transparencë dhe pa analizë.”, u shpreh në fjalën e saj të shkurtër, Albana Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit