Pas përplasjes me Ronaldo Sharkën, Luiz Ejlli ka humbur ndjekës në Instagram.
Kështu tregon rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana”, që update-on me zhvillimet e fundit në rrjetet sociale të personazheve të njohur.
- Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.
- Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.
- Krist Dragot rezulton me një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri.
- Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
- Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.









