Dy aksidente kanë ndodhur paraditen e sotme në Vlorë dhe në Librazhd. Në qytetin bregdetar një motor, me të cilin shpërndaheshin pica është përplasur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike me një mjet tip “Ford”.
Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i motorit i cili me shpejtësi ka dashur që në rrugë të kalojë “Ford”-in. Drejtuesi nuk e ka parë duke i zënë rrugën. Fatmirësisht drejtuesi i motorit me lëndime të lehta.
Në Librazhd një makinë tip “BMW” është përplasur me një “Range Rover” në tentativë për të parakaluar. “BMW”-ja i “hipën” sipër Range Rover-it. Fatmirësisht bilanci është vetëm me dëme materiale.