-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA “nis” bombat thërrmuese drejt Ukrainës

Kryesoret

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me bomba thërrmuese për kundërsulmin e saj ndaj Rusisë, si pjesë e një pakete tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh.

Megjithëse në bashkësinë ndërkombëtare qëndrimet për bombat thërrmuese janë kundërshtuese, Presidenti amerikan Joe Biden e mbrojti dërgimin e këtyre municioneve në Ukrainë duke thënë se kjo është një zgjidhje të përkohshme.

Biden tha më tej se vendimi për të ky vendim kishte qenë shumë i vështirë. Ai tha se për këtë kishte biseduar edhe me aleatët dhe anëtarët e Kongresit Amerikan.

Dhe edhe pse SHBA-ja nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos që ndalon bombat thërrmuese, Biden tha se iu desh pak kohë para se të bindej për ta ndërmarrë këtë hap.

Presidenti i SHBA-së tha se e konsideron të nevojshëm dërgimin e këtyre municioneve, sepse Ukraina ka nevojë për to për kundërsulmimin e saj ndaj Rusisë.

Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese nuk e kanë nënshkruar as Ukraina dhe Rusia.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh armë moderne, si raketa apo bomba thërrmuese, me ndihmën e të cilave mund të goditen njëkohësisht disa objektiva. Me anë të këtyre armëve ata shpresojnë se mund të thyejnë mbrojtjen ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit