-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tigri prej letre” i Gërvallës shkakton “furtunë” në Prishtinë!

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla me deklaratën në Forumin e Dobrovnikut krahas përfaqësuesve të shumë vendeve evropiane ka shkaktuar reagime të forta. Gërvalla u shpreh se Bashkimi Evropian është një “tigër letre” pa SHBA-në e NATO-n në aspektin e sigurisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor është falë bashkëpunimit të SHBA-së dhe BE-së. Miroslav Lajçak menjëherë mori fjalën dhe tha se BE-ja është ëndërr e shumë shteteve të cilat trokasin për të hyrë në këtë union.

Kjo deklaratë u cilësua skandaloze nga opozita në Prishtinë. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili publikoi një fotografi nga koha e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, në të cilën është shkruar një mesazh kundër SHBA-së, postim që është fshirë pas disa orësh. Ndaj kësaj deklarate reaguan edhe nga PDK-ja, përkatësisht ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, që paraqitjen e Gërvallës e quajti si “diplomaci çajtoresh”.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaratën e kryediplomates së Kosovës e sheh si papërgjegjësi dhe veprim që tregon injorancën e saj. “Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë”, shkroi ajo.

Fraza “tigër prej letre” që Gërvalla përdori është një idiomë e vjetër kineze që u popullarizua nga ish-diktatori komunist, Mao Ce Duni, i cili në vitin 1956 e cilësoi imperialzimin amerikan si “tigër prej letre”, duke thënë se “imperializmi dhe të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit