Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton me anë të një postimi në Twitter të dielën përmendi ndërhyrjen e NATO-s si dhe strehimin e gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, nga Shqipëria, gjatë vitit 1999.
“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi humanizmin të prevalonte, duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar Clinton.
During the Kosovo conflict, Albania helped humanity prevail — taking in nearly half a million refugees and serving as a vital partner for peace. Last week, I had the honor of celebrating the bonds of friendship between our two countries and seeing what’s possible when people… pic.twitter.com/GTTxCIG4Un
— Bill Clinton (@BillClinton) July 9, 2023
Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001. Ai kreu një vizitë diplomatike vetëm pak ditë më parë në vendin tone për here të parë.