-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket anija me 200 emigrantë, autoritet spanjolle në alarm

Kryesoret

Ekipet spanjollë të shpëtimit kanë nisur kërkimin për një anije e cila kishte në bord 200 emigrantë afrikanë.

Mësohet se anija ka më shumë se një javë e cila është shpallur e zhdukur.

Grupi i ndihmës Walking Borders thotë se varka e peshkimit lundroi nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1,700 km nga Tenerife.

Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë gjithashtu të zhdukur.

Ka pak detaje në lidhje me dy varkat e tjera, megjithatë agjencia e lajmeve Reuters citoi Helena Maleno nga Walking Borders të ketë thënë se njëra ka rreth 65 persona në bord, tjetra deri në 60.

Kjo do të sillte numrin e përgjithshëm të njerëzve të zhdukur në tre varka në më shumë se 300.

Udhëtimi nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie është ndër rrugët më të rrezikshme për emigrantët, jo vetëm sepse ata zakonisht lundrojnë me anije të thjeshta peshkimi, të cilat mund të përmbyten lehtësisht nga rrymat e fuqishme të Atlantikut.

Vitin e kaluar të paktën 559 njerëz vdiqën në det duke u përpjekur të arrinin në ishujt spanjollë, thotë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM). Numri i të vdekurve për vitin 2021 ishte 1,126.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit