-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renzi: Në Gjadër të transferohen shqiptarët që ndodhen në burgjet italiane

Kryesoret

Ish kryeministri italian Matteo Renzi ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me investigimin e Piranjave për policët italianë që do të monitorojnë qendrat e emigrantëve në Gjadër.

Renzi ka takuar gazetarët e Piranjave dhe shprehet se opozita duhte të bëjë propozime dhe jo të kritikojë. Ai shprehet se Meloni ka shpenzuar pothuajse një miliard euro për qendrën e emigrantëve që nuk do të ndërtohet kurrë.

Ish kryeminstri ka thënë që do të bëjë pjesën e tij për çështjen e qendrës së emigrantëve në Shqipëri.

“Propozimi im është i thjeshtë: le të vendosim rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane në qendrën e emigrantëve. Në këtë mënyrë reduktojmë mbipopullimin. Ne ulim kostot. Dhe le të mos mbajmë më karabinierët dhe policët në Shqipëri: këta agjentë duhen në Itali, duhen në rrugët tona. Javën e kaluar programi shqip Piranjat tregoi se çfarë bën vërtet policia në Shqipëri: Kam bërë një intervistë me gazetarin që ka shkruar scoop-in, e cila do të transmetohet nesër në Syri TV. Dhe unë bëra këtë propozim: ta shndërrojmë qendrën e emigrantëve në një burg për shqiptarët e paraburgosur në Itali. Le ta bëjmë tani.”, shkruan Renzi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit