Sali Berisha e cilësoi rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike si një nevojë jetike për politikën dhe qytetarët shqiptarë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi se është “mbrojtësi kryesor i dinjitetit shqiptar” dhe se shqiptarët duhet ta votojnë për të pasur një shtet më të fuqishëm dhe më të sigurt.
“Sali Berishën e voton çdo shqiptar. Ne do të rrisimin minimunin jetik dhe pensionet në 3 muajt e parë të qeverisjes. A kanë interes ata që duan rritje rroge? Unë jam marrë intensivisht me buxhetin. Absolutisht arrihen që të gjitha pa asnjë vështirësi. Nëse duan shqiptarët që të përmbysim këtë situatë tmerrësisht të frikshme, janë marrë shumë me këtë se pse po ikin. Varfërimi progresiv është shkaku më madhor”, shprehet Berisha.
Përsa i përket Lulzim Bashës, Berisha e cilësoi atë një dështim, duke kujtuar periudhën e 2013-ës kur i dha besimin për udhëheqjen e PD-së një politikani të gjeneratës tjetër, i cili sipas tij nuk arriti të përmbushte pritshmëritë.
“PD ka ndryshuar udhëheqjen, në vitin 2013 erdhi në timon të kësaj partie një politikan i një gjenerate tjetër nga e imja. Unë jo vetëm dhashë dorëheqjen siç e kërkon rregulli i pashkruar në vendet e qytetëruara, por u zëvendësova nga një tjetër i gjeneratës tjetër. Ai që përfaqësonte një gjeneratë, ishte një dështim. Edhe një eksperiencë duhet apo jo për qeverisje?”, tha ish-kryeministri.
“Është njëlloj si të thuash se kam lexuar se Taulant Balla po tenton të futet në listat e PD. Është si të thuash Taulant Balla”, ironizoi Berisha.