Autoritet greke kanë arrestuar një 35-vjeçar shqiptar në ishullin Zakynthos.
Sipas mediave greke shqiptari rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për vrasje para disa vitesh për të cilën ishte dënuar 8 vite dhe 6 muaj burg.
Arrestimi i tij kësaj here ishte për trafik droge ku së bashku me tre persona të tjerë merreshin me lëndë narkotike.
Në videon e publikuar nga Policia greke duke që në rrënjën e një peme në zonën Kalamaki të Zakynthos, brenda një kavanozi u gjetën sasi kokaine.
Shqiptari në momentin e arrestimit kishte me vete një pistoletë, gëzhoja dhe një thikë.