Pas tensioneve dhe përleshjeve të regjistruar ditën e sotme Kuvendi i Kosovës arriti të miratonte projektligjin për pagat minimale.
Për këtë projektligj kishte 60 vota për dhe një abstenim.
Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale, që do të jetë 264 euro neto, pa dallim moshe.
Qeveria nuk ishte për këtë, duke u thirrur në listën e veteranëve që e cilësojnë të fyer.
Në këtë projektligj të miratuar nuk janë të përfshirë veteranët. Për këtë ka reaguar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.
Ai ka thënë se do të takohen organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa.