Në Përmet është arrestuar pasi u kap në flagrance duke transportuar 14 emigrantë kundrejt pagesës, një 31-vjeçar nga Kosova me inicialet D.B.
Bëhet me dije se emigrantët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjet 1 armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, 1 aparat celular dhe automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.