-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jep lekët”! Fjalët e fundit dhe plumbat, si ndodhi vrasja në pikën e karburantit?

Kryesoret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 50-vjeçarit shqiptar dje në Selanik. Ai u qëllua për vdekje në një pikë karburanti nga një tjetër shqiptar pas debatit. Sipas mediave greke, autori dhe viktima janë të dy nga Elbasani.

“Viktima me origjinë nga Elbasani i Shqipërisë, bënte udhëtime të shpeshta drejt vendit të tij, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes së tij, në fakt, ai ishte kthyer nga një udhëtim i tillë dyditor.

Ai ndiqte linjën Shkup-Pogradec-Shqipëri dhe po kthehej në Greqi nga Kapshtica” shkruajnë mediat në vendin fqinj.

Sipas informacioneve po të grekëve, viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, ndonëse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka pasur dënime ndaj tij.

Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, gjithashtu është me origjinë nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të qytetit shqiptar, është dënuar për drogë në Greqi.

Mediat, bazuar te dëshmia e personave që ishin pranë pikës së karburantit në momentin që ndodhi vrasja kanë zbuluar edhe bisedën e fundit që solli ekzekutimin.

Debati

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh

Më pas u qëllua me armë zjarri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit