Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar me inicialet J. O. pasi ka përdhunuar të dashurën e fqinjit.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme ku i riu ka shkuar në banesën e fqinjit të tij dhe i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular.
Pas vjedhjes ai ka rrëmbyer me forcë të dashurën e 49-vjeçarit dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.