-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Përdhunoi vajzën e tezes, dënohet me 12 vite burg 27-vjeçari në Fier

Kryesoret

Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Hysni Dalipaj pasi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tezes kur ajo ka qenë e mitur vetëm 13 vjeç.

Gajtë hetimit të kryer është provuar se 27-vjeçari Hysni Dalipa, ka abuzuar me vajzën e tezes e cila në dëshminë e saj është shprehur se akti i rëndë është regjistruar kur ajo ishte në klasën e 7.

27-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka abuzuar me të në tualetin e jashtëm të shtëpisë.

Lidhja mes dy kushërinjve ka vijuar, deri në fazën kur vajza është martuar, duke krijuar familjen e saj.

Por teksa mes tyre pati një periudhë shkëputje, sërisht Hysni Dalipaj, filloi ta shantazhojë dhe kërkojë llogari tek vajza e tezes së tij duke kërkuar prej saj favore seksuale.

Vajza ka deklaruar në gjykatë pasi djali i tezes i kërkonte që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me të, pavarësisht se ajo bashkëjetonte me një burrë dhe kishte dhe një fëmijë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit