Ministër i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur menjëherë punën pas miratimit nga Kuvendi për marrjen e postit.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Balla ka përshëndetur operacionin “Rrjeti” ku ditën e sotme u ndaluan 2 persona në lidhje me trafikun e drogës nga 54 persona që janë arrestuar që nga nisja e këtij aksioni.
“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar.
Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo,” shkruan Balla.