Pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, policia ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçareje me inicialet A.Z., nga Kumanova.
Vajza dyshohet se rreth orës 11:30 vodhi nga qytetari turk, 44-vjeç me iniciale F.J., një karrocë për fëmijë me një çantë shpine, dokumente udhëtimi, para dhe sende të tjera.
Policia bën me dije se ajo e ka pranuar krimin e ndërsa sendet e vjedhura iu kthyen pronarit.