Policia në Pogradec ka arrestuar një 55-vjeçar me inicialet I.Q., dhe një 29-vjeçar me inicialet I.D.
Gjatë një konflikti mes këtyre qytetarëve, dyshohet se personi me inicialet I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit.
Në këtë konflikt janë përfshirë edhe babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.
Për këtë rast, personat e përfshirë po procedohen në gjendje të lirë.