Posedonte në banesë dhjetëra doza të lëndës narkotike heroinë, me qëllim shitjen, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohet një automjet tip “Audi” që e drejtonte pa leje drejtimi dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. I arrestuari është E. S. 36 vjeç, banues në Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.