-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barometri i Ballkanit: Shqipëria rekord në korrupsion në 2023, ia kalojmë edhe Bosnjes

Kryesoret

Shtetasit shqiptarë mendojnë se shteti i tyre është më i korruptuar në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023.

38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ky perceptim është më i larti në rajon në 2023, me një diferencë prej 12 pikë përqindje në krahasim me shtetin e dytë pas nesh, Bosnjë Hercegovina me 26% dhe Maqedonia e Veriut po me 26%.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë se korrupsioni është shqetësim për ekonominë e vendit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur treguesi ishte 27% dhe vendi renditej i treti pas Bosnjë Hercegovinës (34%) dhe Serbisë (28%).

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit, vetëm Shqipëria ka pësuar një përkeqësim kaq të lartë të perceptimit të korrupsionit. Shqetësimi më kryesor për shtetasit shqiptarë është ekonomia, me 50% të të anketuarve.

Një tjetër problem që është më shqetësues për shtetasit shqiptarë sesa për vendet e tera të rajonit është emigrimi i turrit. Shtetasit shqiptarë nuk shqetësohen për krimin, me vetëm 10% të tyre që mendojnë se është problem, më i ulëti në rajon. Rekordin për këtë tregues e mban Mali i Zi me 17%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit