-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapriçot e motit s’kanë të sosur në Itali, kokrra e breshrit sa një top tenisi  

Kryesoret

Kapriçot e motit në Itali duket se nuk kanë fund, kjo për faktin se, pas disa ditëve me temperatura “ferri”, disa zona të shtetit fqinj janë goditur nga reshje masive shiu dhe breshër.

Sipas mediave vendase, një stuhi breshëri preku rajonin e Venetos, veçanërisht komunat Montebelluna, Cornuda, Crocetta del Montello dhe Pederobba.

Sipas banorëve breshëri i rënë kishte madhësinë e topave të tenisit, ndërsa në zonën e Bellunos dëmet e shkaktuara nga erërat e forta dhe shiu ishin të mëdha.

Zjarrfikësit kanë qenë të zënë gjatë gjithë natës me qindra kërkesa për ndërhyrje për shkak të stuhive të fuqishme të ujit, breshrit dhe erës që përfshiu një pjesë të madhe të rajonit.

Ekipet nga Venecia, Treviso, Padova, Vicenza dhe Verona duhej të pastronin rrugët nga pemët dhe bimët, si dhe nga dritat e dritareve, xhami dhe elementë të tjerë të pasigurt të shkaktuar nga stuhitë e dhunshme breshëri dhe era.

Gjithashtu janë bërë disa ndërhyrje për të bërë të sigurta çatitë. Ekipet kanë mbërritur edhe nga jashtë rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit