-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i fondeve për bujqësinë, Krifca: Masë e përkohshme nga BE

Kryesoret

Ministrja e bujqësisë, Frida Krifca në seancën e sotme të Kuvendit ka reaguar në lidhje me  ndërprerjen e fondit të BE-së për bujqësinë.

Në fjalën e saj Krifca u shpreh se kjo ndërprerje është një masë preventive dhe e përkohshme e cila është marrë si masë për të parandaluar mashtrimin nga faktorë të jashtëm ose të brendshme. Ajo shtoi se në asnjë moment nuk është folur ose përmendur korrupsioni.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.

Në këtë pikëpamje unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.

Nëse këto procedura  të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi te interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion,” tha ajo.

Korreshi “sy më sy” me Krifcën! Garda futet me shpejtësi në mes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit