-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundojnë pa sukses bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Kryesoret

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, zhvilluan takime të ndara  në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ai nuk tregoi se pse nuk ndodhi takimi tre palësh, por, sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi,  ishte qëndrim i zotit Lajçak që të mos ketë takim trepalësh.

“Një takim i tillë, jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse Lajçak mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë. Madje ka ide që plani i sekuencimit, apo zbatimit të marrëveshjes kërkon takim të nivelit të lartë”, tha Bislimi, duke u pajtuar që niveli i kryenegociatorëve nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme.

“Ne mendojmë që ai plan është selektiv, u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim apo ecje tutje”, tha Bislimi.

Kryenegociatori kosovar shfaqi habinë se pse Bashkimi Evropian nuk po heq masat kundër Kosovës, meqë kjo e fundit tashmë ka bërë hapat e parë./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit