Pasditen e sotme u regjistrua rënia e një zjarri në fshatin Peshtan të Fierit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi nga era në një sipërfaqe me pisha.
Shkaku që solli zjarrin ende nuk dihet. Disa zjarrfikëse dhe forca të shumta janë në aksion edhe me mjete rrethanore për të shuar zjarrin.
Ndërkohë për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e një helikopteri e cila ka sjellë që situata të vihet në kontroll.