-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbyset zetori plot me dru, ndërron jetë shoferi

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një person në fshatin Pleshinë të Ferizajt pasi traktori me të cilin po lëvizte u përmbys duke i dhënë plagë të rënda.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit.

Sipas njoftimit të policisë së Kosovës mësohet se viktima kishte ngarkuar zetorin me dru dhe për pasojë është rrokullisur duke i marrë jetën.

“Fsh. Pleshinë, Ferizaj 21.07.2023-21:56. I dyshuari m/k, derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit