Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në një garë makinash në Dimitsanë, kur një makinë ka dalë nga pista.
Nga aksidenti janë plagosur tre persona, mes tyre një fëmijë. Bëhet fjalë për një garë të Ngjitjes së 22-të të Dimitsana-Zygovistiou, në të cilën marrin pjesë 69 shoferë.
Sipas kryebashkiakut të Gortynias, Efstathios Koulis, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së makinës, ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat e sigurisë për garën.
Gara është nën kujdesin e bashkisë së Gortinisë dhe zhvillohet nga Shoqata Sportive Start Line dhe është raundi i tretë i Kupës së Ngjitjes së Greqisë Jugore.