-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen 290 bimë narkotike në Kurbin, nën hetim kryeplaku i fshatit dhe inspektori i zonës

Kryesoret

Gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia ka asgjësuar në fshatin Dilbnisht të Milotit në Kurbin, 290 bimë narkotike me anë të djegies dhe ka arrestuar 45-vjeçarin Genc Gjetani, banues në Laç.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shpërdorim të detyrës edhe 54-vjeçari me inicialet S. G., me detyrë kryetar i fshatit Delbnisht si dhe 37-vjeçari me inicialet M. Gj., me detyrë inspektor i zonës ku janë gjetur bimët narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit