Një ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Resulaj të Vlorës ku një çift, burrë e grua u raportua se kanë ndërruar jetë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Bëhet fjalë për dy anëtarët e familjes Zykaj konkretisht për Eqerem Zykaj 80-vjeç dhe Mynyre Zykaj 75-vjeç.
Dyshohet se ata ishin duke ujitur në arë, dhe kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.