-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i vdekur milioneri i lidhur me përgjimet ruse

Kryesoret

Pronari i IKS Holding ruse, një milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse, Anton Cherepennikov, është gjetur i vdekur. Shkak i vdekjes së 40-vjeçarit, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak, ndërsa ai u gjet i vdekur të shtunën në zyrën e tij.

IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave ‘sisteme operative-hetuese’ (përgjime). Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar lajmin për vdekjen në Twitter, këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko shkroi: “Edhe një vdekje misterioze e një menaxheri të lartë në Rusi”.

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit