-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Rodos të Greqisë dalin jashtë kontrollit, turistët “braktisin” ishullin

Kryesoret

Situatë dramatike është ajo që vjen nga zjarri që ka përfshirë së fundmi ishullin grek të Rodosit, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive, por sipas mediave vendase, problemi më i madh gjendet në Kiotari  dhe në jugperëndim drejt Gennadit.

Forcat zjarrfikëse po bëjnë një përpjekje të madhe për të parandaluar përhapjen e tij më në veri drejt pyllit të dendur. Në lindje të liqenit artificial Gadoura po zhvillohet një betejë në mënyrë që flakët të mos përhapen në Kalathos.

Ndërkohë në plazhet e ishullit, turistët dhe mijëra banorë u larguan që t’i shpëtojnë zjarrit. Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.

Artopioos theksoi gjithashtu se forcat më të fuqishme tokësore dhe ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit, i cili po përhapet për shkak të erërave të forta që fryjnë në ishull.

Ndërkohë, një natë ankthi kaluan mijëra banorë por edhe turistë, të cilët gjetën strehë në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit – ku presin avionët që do t’i marrin. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.

Me më shumë se 2000 banorë dhe turistë nga zona të ndryshme që janë marrë nga plazhet për t’i shpëtuar zjarrit që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit