Prokuroria e Posaçme kërkon nga gjykata konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota dhe familjarëve. Sipas SPAK-ut, dy vëllezërit, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë janë hetuar dhe janë dënuar në Mbretërinë e Belgjikës në vitin 2015 për vepra penale të ndryshme, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për kryerjen e veprave penale të lidhura me drogën. Gjatë vitit 2020 dhe 2021 janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp.
Lista e pasurive;
1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).