Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e sotme 11 inspektorë të IKMT-së. Shoqërimi i tyre ka ardhur pas kallëzimit të një subjekt privat.
Sipas njoftimit të policisë vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren.
Gjithashtu mësohet se 11 inspektorët janë proceduar në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.