Pas rrëzimit ditën e sotme të helikopterit i cili po mundohej të fikte zjarrin në ishullin Evia në Greqi është bërë e mundur gjetja e mbetjeve të avionit.
Në avion ndodheshin 2 pilotë të cilët tashmë nuk ka më dyshime pasi janë shpallur të vdekur.
Viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.
Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.
Ata humbën jetën në krye të detyrës, teksa vala e të nxehtit ekstrem në Greqi ka shkaktuar zjarre masive në disa zona të vendit.
Me mijëra persona janë evakuar dhe ishulli i Rodosit mbetet më problematiku përsa i përket zjarreve.
VIDEO/ Po shuanin zjarrin, rrëzohet helikopteri në Greqi, ndërrojnë jetë 2 pilotët