-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vrau vajzën në sy të fëmijës, nëna: “Burgim të përjetshëm për autorin. Po mësojmë si me Dan Hutrën”

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, autorin e vrasjes së Jetmira Hasanit, kunatës e tij, 34-vjeç për shkak të konfliktit për pronësinë e banesës ku jetonin.

Jetmira ishte divorcuar nga vëllai i Agron Tanushit, por vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tyre në katin e dytë.

Gjatë seancës pala e autorit ka kërkuar që të qëndrojë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, që i jepte atij vetëm 23 vite burg.

Po ashtu të pranishëm në seancë ishin edhe familjarët e viktimës. E ëma e Jetmirës kërkon dënim të përjetshëm për autorin e vrasjes së vajzës së saj.

“Unë po nuk u dha dënim i përjetshëm, me mua janë duke luajtur, nuk janë duke dhënë vendimin që duhet. Mua po më rastis të bëj sikur me Dan Hutrën që një e vrau, i vrau tre të tjerë sa u lirua. S’jemi të kënaqur me këtë vendim.

Me ma lënë shteti mua, unë dënimin ja jap vet. Shteti mua nuk ma le. I përjetshëm, jo me vite dhe të më dalë nesër… se ku i dihet nuk më shan mua në rrugë të madhe e nuk po më vret mua prapë në rrugë të madhe.

Uuuu, me mujt dënimin ia jap unë. Ndoshta ma jep ai se është më i zoti, ai është mësuar me vrarë,” tha nëna.

Po ashtu, bëri të ditur se familja Tanushi ka shitur shtëpinë e cila është zanafilla e konfliktit.

“Me çfarë të drejtash e ka shitur Agron Tanushi shtëpinë? Se në shtëpi ka hise edhe vajza. Vajzën e rris unë në Laknas dhe ata shesin shtëpinë. Ku i kanë marrë ata letra? Pasi është vrarë vajza është shitur shtëpia. Nuk e ka shitur Agroni brenda, por vëllai jashtë. Për banesën ka lindur konflikti,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit