Një 75-vjeçar u arrestua mbrëmjen e sotme në Lushnje. Sipas policisë, i moshuari me inicialet Z.K. lëvizte në sheshin e bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur.
Ndërhyrja erdhi pas sinjalizimit nga qytetarët. Gjatë kontrollit personal në brez iu gjet pistoleta bashkë me krehrin me 7 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.