Një tjetër ngjarje tragjike është shënuar këtë mbrëmje, por këtë herë në Fier.
Raportohet se një 49-vjeçar me inicialet R. K., ka plagosur bashkëshorten e tij 28-vjeçaren me inicialet N. F. e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit pas një konflikti kur më pas burri ka qëlluar me armë drejt bashkëshortes së tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.