Është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vizita e delegacionit amerikan me në krye nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Derek Chollet.
Kjo vizitë e cila ishte parashikuar të zhvillohej gjatë kësaj fundjave, është shtyrë për një kohë tjetër, ndërsa arsyet janë ende të paqarta.
Delegacioni amerikan ishte parashikuar të zhvillonte takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ndryshe, pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo pritej të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden.