Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Vraniq-Bukosh. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Mësohet se aksidenti është regjistruar rreth orës 18:55 ku një makinë me targa të huaja dhe një me targa kosovare janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga pamjet e publikuara njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur në një arë.
Të dy të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj.
Kemi të lënduar dy të lënduar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Gashi.