-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Opozita të bashkohet për mocion mosbesimi, Kosova në krizë të thellë

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria e Albin Kurtit e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë dhe në lidhje me këtë ai ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Haradinaj këto komente i bëri të hënën në një takimin me sipërmarrës të Kosovës, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

“Vlerësoj se qeveria e Albin Kurtit e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion me ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumentet, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit,” theksoi Haradinaj.

Kryetari AAK-së, ka kërkuar nga opozita që të mbledhë 40 firma për të filluar, siç tha ai beteja e mocionit të mosbesimit.

“Rrezikshmëria e kësaj krize na detyron dhe na obligon për çka është legjitime me shkuar në mocion të mosbesimit. E pse ky mocion, sepse nga ky moment ku opozita në këtë rast PDK, LDK dhe AAK, bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime menjëherë fillon beteja edhe për votat e mbetura. Dhe aty ndodh mobilizimi i të gjithëve që mendojnë që duhet me ndal këtë gjendje,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit