Një oficer police është arrestuar ditën e diel në Podujevë të Kosovës, nën akuzën e dhunës në familje.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës duke thënë se dje është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
“IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Podujevë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,” thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me Prokurorinë po merren me hetimin e rastit për të zbardhur plotësisht këtë çështje.