-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e Euros, Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë për ushqimet e tyre

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvlerësimin e monedhës Euro përballë Lekut në një postim në profilin e saj në Facebook.

Tabaku shkruan se familjet shqiptare janë duke vuajtur nga rënia e vlerës së monedhës Euro përballë Lekut, teksa shton se kambana e alarmit po bie sot mbi çdo shqiptar.

Ajo thotë se shqiptarët po paguajnë më shumë për për ushqimet, rrobat, pushimet etj. Sakaq i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa.

“Ditët e fundit është hapur një debat, në fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne është shenjë një ekonomie të shëndetshme dhe që po ecën në drejtimin e duhur dhe se problemi qëndron tek eksportuesit.

Një familje me të ardhura mujore mesatare 50 mijë lekë në muaj konsumon gjithnjë e më pak ushqime se sa një muaj më parë. Produktet e shportës janë shtrenjtuar ndonëse janë duke u importuar me një lek më të fortë.

Nëse leku i fortë do të ishte në dobi të familjeve shqiptare, ekonomia e vendit do të ishte gjithashtu në rritje.

Pra, shqiptarët paguajnë më shumë për ushqimet e tyre, për rrobat e tyre dhe për pushimet e tyre dhe jo vetëm kaq. Sipërmarrjet e eksportit që kanë të punësuar mbi 100 mijë punëtorë janë sot me humbje. 

Kambana e alarmit që dëgjohet sot në çdo familje shqiptare duhet të jetë shqetësimi i qeverisë dhe që fatkeqësisht nuk është i tillë. Prandaj dhe vendi po vazhdon të zhytet edhe më shumë në këtë spirale që sa me shumë e mohojnë aq më e qartë shpërfaqet në portofolin e çdo shqiptari,” shprehet Jorida Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit