-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Sulmohet nga qentë endacakë gruaja shtatzënë

Kryesoret

Ditën e sotme është sulmuar nga qentë endacakë një grua shtatzënë.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë.

Rastin e ka treguar vetë qytetarja, Diellza Rama përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka ndarë edhe foto nga plagët e marra nga incidenti ndërsa ka shtuar se pasi i janë versulur qentë, është rrëzuar duke marrë lëndime trupore.

“Jam sulmuar nga 5-6 qenë, të cilët më janë vërsulur dhe më kanë rrëzuar, ku kam marr lëndime në bark, krahë dhe gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova më të keqës.

Mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe femijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, më dërguan dhe më trajtuan në QKUK”, tha Rama.

Qytetarja iu bëri thirrje Komunës së Prishtinës, që t’i jepet fund këtij problemi kryeqytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit