Gjykatën Themelore të Ferizajt këtë të martë pritet të jap verdiktin përfundimtar për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun, të dy të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Në seancën e fundit të akuzuarit dhanë mbrojtjen e tyre, ku Arbër Sejdiu u rrëfye në lidhje me çështjen, ndërsa Dardan Krivaça vazhdoi të mbrohej në heshtje.
Vrasja e 18-vjeçares tronditi mbarë opinionin publik më 22 gusht të vitit 2021. Bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaça në bashkëpunim me shokun e tij Arbër Sejdiu e dhunuan për vdekje të renë dhe më pas e lanë trupin e saj në dyert e spitalit të Ferizajt.
Krivaça akuzohet për vrasje të rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.