Katër persona janë arrestuar të martën mbrëma në Rahovec pasi një përleshje e cila përfundoi edhe me përdorimin e armëve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se konflikti ka nisur mes 2 personave ku më pas 2 të tjerët janë futur për të ndihmuar.
“Rahovec 01.08.2023 – 18:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gaz dhe tri gëzhoja”, bëhet e ditur tutje.
Më pas ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndim i lehtë trupor”.