Policia e Fierit ka vënë në pranga një 46-vejçar pasi në vitin 2012 kreu një vjedhje me armë zjarri në fshatin Portëz.
Ndaj Zheni Shkëlzen Deliu është vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai së bashki me një person tjetër akuzohet se në vitin 2012 vodhën rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të 46-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.