Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi.
“Besohet më shumë një pastruese që është gjetur duke vjedh dhe nuk besohet një drejt e financave. Secili prej nesh mund të deklaronte ca do lloj gjëje që mund të vinte.
Nuk ka ndodhur asgjë me tepër, secili ka mbajtur qëndrimin. Vetëm, 130 mijë euro të deklaruara janë të Klosit, pjesën tjetër ta gjejë prokuroria. Deri më sot nuk ka asnjë provë tjetër,” tha avokati.