Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.
Mësohet se në takim ata kanë rreth zhvillimeve të fundit në vend me fokus me fokus zbatimin e marrëveshjes në Bratislavë mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës.
Siç njofton Presidenca, Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike.
Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë.
“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.