-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja “Beleri”/ Zyrtari grek drejtuar BE-së: Duhet të ketë pasoja për Shqipërinë

Kryesoret

Nënkryetari i Komisionit Europian për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schoinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri.

Schoinas thekson se Shqipëria, një vend që synon integrimin në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Po ashtu në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim i votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Ai thotë se trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë.

Sipas tij, përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit