Policia braziliane ka arrestuar sot një burrë pasi kishte deklaruar publikisht se kishte për qëllim të vriste presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva.
Policia gjithashtu kontrolloi shtëpinë e një personi të dytë pasi kërcënoi presidentin me postime në faqet e rrjeteve sociale.
Në qytetin e Santaremit, policia federale arrestoi një burrë që të mërkurën e kaluar në një bar se kishte ndërmend të “qëllonte presidentin në bark” dhe pyeti klientët nëse e dinin se ku do të qëndronte Lula gjatë qëndrimit të tij.
I njëjti burrë, i cili është një fermer, mburrej se mori pjesë në sulmin e 8 janarit në Brasilia ndaj pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë nga mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.
Në Belem policia kontrolloi shtëpinë e një burri që dyshohet se postoi “imazhe kërcënuese të një sulmi ndaj presidentit”.
I dyshuari është roje sigurie dhe posedonte një armë. Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në Brazil për shkak të polarizimit ekstrem pas zgjedhjeve të tetorit të kaluar, të cilat Lula i fitoi.